Ballina Bota

GJERMANI – Mbetjet hapësinore paraqesin problem për satelitët

BREMEN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Satelitet në hapësirë, gjithmonë e më shumë janë të detyruar të bëjnë manovra të shumta për shkak të rritjes së sasisë së mbeturinave hapësinore, për të shmangur përplasjet dhe dëmtimet, deklaroi një astronaut i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA).

 “Kjo situatë është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë dekadave të fundit”, theksoi astronauti dhe koordinatori i ESA-s, Thomas Reiter.

Që nga fillimi i epokës hapësinore, rreth 8 000 satelitë janë dërguar në hapësirë, nga të cilat vetëm 1 800 janë ende aktivë.

Një pjesë e madhe tashmë kanë rihyrë në atmosferën e Tokës.

Megjithatë, vetëm në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme, pritet që më shumë se 50 000 satelitë të rinj do të dërgohen në hapësirë.

“Ky është një shumëfish i madh i asaj që është dërguar në gjithë epokën hapësinore”, deklaroi Reiter, duke shtuar se është çështje e sigurisë së infrastrukturës së rëndësishme të hapësirës. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Vazhdojnë stuhitë, Venecia përsëri nën ujë
Artikulli tjetërFlotës së pastrimit i shtohet një automjet ekologjik, Veliaj: Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin