Ballina Bota

EGJIPT – Zbulohen kafshë të mumifikuara

KAJRO, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Arkeologët egjiptianë zbuluan kafshë të mumifikuara, përfshirë këtu zogj dhe pesë mace të mëdha, të cilat studimet paraprake sugjerojnë se janë këlyshë luani.

“Zbulimi u bë në Nekropolin e Kafshëve të Shenjta në Saqqara, afër Kajros”, deklaroi ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

Ministri theksoi se zbulimi përfshin një koleksion të madh me 75 statuja macesh prej druri dhe bronzi, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, deklaroi në konferencë se u gjetën pesë nëna të maceve të mëdha.

Ai shtoi se rezultatet e studimeve paraprake vërtetuan se në fakt ato janë këlyshë luani 8-muajsh.

Ai theksoi se deri me tani janë zbuluar vetëm skelete luanësh dhe jo këlyshësh. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet nesër Paketa Speciale anti KÇK, mekanizëm që shkatërron themelin e foleve të krimit
Artikulli tjetërSiguria rrugore/ Kontroll i përbashkët me 2 patrulla të Policisë Rrugore çeke