Ballina Bota

KANADA – Trudeau shpall kabinetin e ri

MONTREAL, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri Justin Trudeau shpalli kabinetin e tij të ri, ndërsa liberalët filluan një mandat të dytë sfidues në një qeveri të pakicës, mes pakënaqësisë në rritje në provincat e pasura me naftë të Albertas dhe Saskaçevanit për energjinë dhe politikat për klimën.

Liberalët fituan shumicën e vendeve në zgjedhjet federale më 21 tetor, por humbën 13 vende për të formuar qeverinë duke i detyruar ata të mbështeten te partitë e tjera për të qëndruar në pushtet.

Ata gjithashtu nuk arritën të zgjedhin asnjë deputet në Alberta dhe Saskaçevan, ku qeveritë provinciale konservatore kundërshtuan me ngulm politikat e Trudeau për taksën e emetimeve të karbonit.

Për t’u përballur me izolimin në rritje, Trudeau caktoi ish-ministren e Punëve të Jashtme Chrystia Freeland si zëvendëskryeministre dhe ministre të Çështjeve Ndërqeveritare, me shpresën se ajo do të përdorë aftësitë e saj diplomatike për të adresuar zhgënjimin politik./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtimi i ujësjellësit të Grabianit, furnizim me ujë për 9800 banorë
Artikulli tjetërTurizmi i vjeshtës, rreth 2 mijë turistë me kroçerën “MSCC Sinfonia” në Sarandë