TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mundi të vendosë në punë kabinën në Troshan të Lezhës pas djegies së transformatorit.
Kompania OSHEE bëri të ditur se falë masave tekniko-organizative, problemi mori zgjidhje për banorët brenda 24 orëve.
OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë duke punuar për eliminimin e defekteve.
/a.gjonaj/ /a.g/












