Ballina Flash

EURO 2020/ Përcaktohen vazot e shortit, priten edhe 4 ekipe

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ -20 ekipet e kualifikuara për në Euro 2020 janë ndarë në 4 vazo në prag të shortit të fazës finale.

Pas ndarjes së vazove pritet të ketë grupe të duke pare që ekipe si Franca apo Holanda janë në vazon e dytë apo Portugalia në të tretën.

Shorti do të hidhet më 30 nëntor në Bukuresht ndërsa shansin për t’u kualifikuar në Europian e  ka edhe Kosova nëpërmjet play-off të Ligës së Kombeve.

Sipas konfirmimit zyrtar të UEFA kemi këtë ndarje të 20 skuadrave të kualifikuara në 4 vazo me nga 6 ekipe.

Në vazon e parë janë : Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Spanja dhe Ukraina.

Në vazon e dytë bëjnë pjesë: Holanda, Franca, Rusia, Zvicra, Polonia dhe Kroacia.

Në vazon e tretë janë ekipe si: Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Çekia, Suedia.

Ndërsa në vazon e katërt janë përcaktuar vetëm dy ekipe Finlanda dhe Uellsi teksa priten edhe katër ekipet fitueset të play-off të Ligës së Kombeve.

/gj.m/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtare – Jose Mourinho është trajneri i ri i “Tottenham”
Artikulli tjetërGREQI – Kampet e migrantëve zëvendësohen me struktura të mbyllura