Ballina Bota

GJERMANI – Bundesbank: Ekonomia mbetet e ngadaltë

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ekonomia gjermane mbetet e ngadaltë, sipas parashikimeve të Bundesbank, që parasheh konfirmimin e trendit aktual edhe për festat e fundvitit.

“Kjo fazë e dobësisë në ekonominë gjermane me sa duket do të vazhdojë edhe në tremujorin e fundit të 2019″, thuhet në buletinin e nëntorit të Bankës Qendrore.

Sidoqoftë, sipas vlerësimeve të publikuara sot, situata nuk duhet të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme.

”Bundesbank po merr të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë vendase”, thuhet në bulletin./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pret përfaqësuesit e opozitës joparlamentare: Përshëndes qëndrimin për zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetërVIDEO-Buxheti 2020/ Beqaj për ATSH: Konsolidim fiskal, rritje ekonomike mbi 4% dhe punësimit