Ballina Bota

BRUKSEL – EASO: Mbi 500 mijë aplikime për azil në BE

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se gjysmë milioni aplikime për azil u paraqitën në vendet e BE dhe në vendet anëtare të Shengenit në nëntë muajt e parë të vitit, sipas Agjencisë Europiane për Mbështetjen e Azilit (EASO).

Përqindja e vendimeve pozitive për azil, nga janari deri në shtator të këtij viti, ishte 34%, me një rritje të lehtë në krahasim me nëntë muajt e parë të 2018, e cila ishte 33%.

Shumica e kërkesave u paraqitën nga sirianët, afganët dhe venezuelasit.

Nga të dhënat del se vendet më pak të dendura me popullsi ishin ato që i nënshtroheshin presionit më të madh.

Për shembull, në korrik, shumica e kërkesave u paraqitën në Qipro dhe Maltë, e ndjekur nga Greqia, Suedia dhe Luksemburgu.

Në veçanti, Qipro ka marrë mesatarisht rreth 1 500 kërkesa për azil për një milion banorë, pothuajse dyfishin e asaj të Maltës (700), dhe tre herë ato të Greqisë (mbi 450)./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Snapchat verifikon publicitetet politike kundër dezinformimit
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu vlerëson deklaratën amerikane për vendbanimet