TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Në kuadër të rritjes së sigurisë publike në ambientet e bashkisë Kamëz u zhvillua sot mbledhja e parë e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike.
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli thotë se gjatë takimit u theksua rëndësia e ofrimit të shërbimit të rendit, qetësisë si dhe parandalimin e ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
Suli thotë po ashtu se institucioni që ai drejton zotohet për respektimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së punëve publike, për të mirën të komunitetit. /j.p/























