ATHINË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek votoi për një ashpërsim të dënimeve me burg ndaj dhunës urbane, në kuadër të reformës së Kodit Penal, pas ndërhyrjeve të shumta policore ditët e fundit në Athinë.
Amendamenti u votua veçanërisht nga deputetët e shumicës qeveritare të ”Demokracisë së re” dhe nga socialistët e KINAL-it.
“Janë të nevojshme ligje e rregulla, që qytetari grek të ndihet i sigurt”, deklaroi në parlament ministri i Drejtësisë, Kostas Tsiaras, si përgjigje kundër kritikave të partisë kryesore të opozitës, SYRIZA-s të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, që votoi kundër amendamentit.
Sipas amendamentit, personat e deklaruar fajtorë do të dënohen me 10 vite burg, nga pesë që është aktualisht./ /ervo/ a.jor.






















