Ballina Bota

ATHINË – Greqia ashpërson dënimet për dhunën urbane

ATHINË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlementi grek votoi sot një reformë të Kodit Penal që përfshin ashpërsimin e dënimeve për dhunë urbane, pas disa ndërhyrjeve policore këto ditët e fundit në Athinë.

Amendamenti u votua kryesisht nga deputetët e maxhorancës qeveritare të partisë Demokracia e Re si dhe nga partia Kinal.

Duke shfaqur sigurinë e vendit si prioritet, maxhoranca qeveritare votoi ashpërsimin e dënimeve për “prishje të rendit publik”, si hedhja e një molotovi, praktikë shumë e përhapur në manifestimet në Greqi.

“Duhen ligje dhe rregulla që qytetarët grekë të ndjehen të sigurt”, konfirmoi në Parlament ministri i Drejtësisë, Kostas Tsiaras duke shprehur kritika për partinë kryesore të opozitës së majtë Syriza të ish-kryeministrit, Alexis Tsipras, i cili e akuzoi qeverinë për autoritarizëm./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigjet miratojnë Pr.buxhetin 2020/Denaj: Mbështet reformat e qeverisë për rritjen ekonomike, përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA: Papërgjegjshmëri t’i kërkosh Irakut gjykimin e xhihadistëve të ndaluar në Siri