Meta takon Presidentin e KEES, Luca Jahier

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), Luca Jahier.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu presidentit Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.