Ballina Bota

EGJIPT – Zbulohet mumia e lashtë e një kafshe të çuditshme

KAJRO, 11 nëntor /ATSH-DPA/ Arkeologët egjiptianë po hetojnë mumien e një kafshe të çuditshme, deklaroi sot Ministria e Antikiteteve.

“Do të shpallim detajet e zbulimit të mumies së një kafshe të çuditshme, në dukje një mace e madhe, ose ka të ngjarë të jetë një luan apo luaneshë”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se njoftimi do të bëhet pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.

Në Egjiptin e lashtë, kafshët shtëpiake të mumifikuara zakonisht varroseshin me pronarët e tyre. Ato u përdorën si oferta për perënditë ose egjiptianët e lashtë i donin kafshët në varre, me shpresën se do t’i merrnin në jetën e përtejme.

Muajt e fundit Egjipti ka njoftuar një seri zbulimesh të lashta, që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së dobësuar të turizmit, një burim kryesor ky i të ardhurave kombëtare. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Mjeshtri virtuoz Zeqir Sulkuqi nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”
Artikulli tjetërBRITANI E MADHE – Kinezi Jingye blen “British Steel”