Ballina Bota

HRW: Kroacia nuk duhet të hyjë në Schengen

ZAGREB, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Një nga organizatat kryesore ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” (HRW) thotë se Kroacia nuk duhet të lejohet të hyjë në zonën e udhëtimit pa kufij të Bashkimit Evropian për shkak të trajtimit të saj ndaj emigrantëve që kalojnë në vend nga Bosnje-Hercegovina fqinje.

Në një raport të sotëm, HRW kritikoi Komisionin Ekzekutiv të BE-së, që muajin e kaluar tha se Kroacia është e gatshme të bashkohet me të ashtuquajturën zonën Schengen.

HRW tha se “kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve nga Kroacia duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në zonën Schengen” dhe se veprimet e Komisionit “dërgojnë mesazhin se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut nuk janë pengesë për pranim në Schengen”.

Deri më tani nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Kroacia lidhur me raportin. Zyrtarët kroatë kanë mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim nga migrantët dhe grupet e të drejtave të njeriut./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Bombat artizanale, arma e re që po trondit suedezët
Artikulli tjetërArrestohet një person në Kakavijë, tentoi të jepte ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit