Ballina Flash

Fakte të shpejta për diabetin tip-2

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa fakte të shpejtë të diabetit TIP-2.

 

“Kur trupi prodhon insulinë por nuk mund ta përdorë siç duhet. Diagnostikohet më shpesh tek adultët. Shkaktohet nga kombinimi i historisë familjare dhe faktorë si ushqyerje jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Është e parandalueshme. Simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të diabetit TIP-1(urinim i shpeshtë, etje, etje, humbje peshe, lodhje) por shpesh diagnostikohet pa simptoma. Menaxhimi: Marrja e rregullt e medikamenteve të rekomanduara. Kontroll i glicemisë, parandalon dhe zbulon komplikacionet e hershme”, -thonë ekspertët. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFISHË TEKNIKE – Pjesë të Murit të Berlinit nëpër botë
Artikulli tjetërPërfaqësuesi i Gjysmëhënës siriane: Gati për të shpëtuar edhe fëmijë të tjerë nga kampi Al Hol