Ballina Bota

BRAZIL – Ish-presidenti Lula lirohet nga burgu

BRAZIL, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti brazilian, Lula u lirua sot, i mirëpritur nga një valë madhe aktivistësh të majtë pas daljes nga burgu në Curitiba, pas një viti e gjysmë në burgim.

“Luiz Inacio Lula da Silva doli në këmbë nga selia e policisë federale duke u përshëndetur ngrohtë me mbështetësit e tij dhe duke u përkulur para turmës me grushtin e ngritur”, theksuan gazetarët.

Një gjyqtar brazilian autorizoi sot daljen nga burgu të ish-presidentit Lula, i cili u lirua pas një vendimi të Gjykatës së Lartë një ditë më parë.

Luiz Inacio Lula da Silva, 74 vjeç, figurë historike e të majtës braziliane fitoi lirinë pas një viti e gjysmë në burg për korrupsion./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesi: Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër
Artikulli tjetërNis sezoni i nxjerrjes së vajit/ AZHBR, mbështetje fabrikave të përpunimit të ullinjve