Spiropali-Ukshini diskutojnë për hapat konkrete të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Kosovës

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali priti sot në një takim, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini.

Spiropali dhe Ukshini biseduan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

“Sot pata kënaqësinë të prisja në zyrë Sylë Ukshini, Ambasadorin e Kosovës. Një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, intelektual dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare, është gjithnjë interesante dhe produktive të diskutosh me Sylën hapat konkrete të bashkëpunimit mes vendeve tona, çështjen shqiptare dhe ardhmërinë tonë të përbashkët drejt destinacionit europian”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali i uroi suksese Ukshinit në sfidat e ardhshme në Ministrinë e Jashtme të Kosovës./k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.