PEKIN, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot të rënda vendimet e marra një ditë më parë nga Irani, që njoftoi rifillimin e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund kësaj.
“Për herë të parë në mënyrë qartë dhe të pakufizuar Irani vendosi të dalë nga korniza e JCPOA (marrëveshja për programin bërthamor e vitit 2015), që është një ndryshim i thellë në raport me qëndrimin e Iranit deri tani”, deklaroi presidenti francez në një konferencë shtypi në Pekin.
“Do të doja diskutime në ditët e ardhshme, gjithashtu me iranianët dhe duhet të t’i jepet fund kësaj”, shtoi ai.
Presidenti iranian, Hassan Rohani njoftoi dje rifillimin, në uzinën Fordo, rreth 180 kilometra në jug të Teheranit, të aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, deri tani të ngrira, një vendim që u dënua nga Uashingtoni./ /ec/






















