Ballina Bota

GJERMANI – Lufthansa njofton ndërprerjen e 1 300 fluturimeve

FRANKFURT, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot ndërprerjen e 1 300 fluturimeve të enjten dhe të premte pasi dështoi në bllokimin para drejtësisë të një thirrjeje për grevë nga sindikata e ekuipazhit “UFO”.

“Rreth 2 300 nga 3 000 fluturime të parashikuara të enjten do të kryhen dhe 2 400 të premten nga 3 000 të parashikuara më parë duke prekur kështu rreth 180 000 pasagjerë”, theksoi kompania në një komunikatë.

“Greva do të fillojë sot në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT. Ajo do të përfshijë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane, që do të jenë brenda vendit ose ndërkombëtare”, sipas UFO.

“Sindikata vendosi ta ndërmarrë këtë lëvizje sociale për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të “Lufthansa”-s për të negociuar mbi pretendimet e saj”, theksoi UFO në një komunikatë. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak14 shtëpi të reja në Kukës për familjet me probleme sociale
Artikulli tjetërAmbasadorja Faber fton sipërmarrësit në SHBA që të investojnë në Shqipëri