LONDËR, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një manifest elektoral i përqendruar në premtimin për zbatimin e Brexit pa shtyrje të mëtejshme, por edhe dëshirën për të përfaqësuar një alternative për laburistët e Jeremy Corbyn, objektiv i sulmeve pa kufi.
Kjo është platforma e Partisë Konservatore britanike, në funksion të votimit politik të 12 dhjetorit, e parashikuar nga Boris Johnson dhe botuar në ”Daily Telegraph” disa orë pas fillimit zyrtar të fushatës.
Tek Corbyn, kryeministri konservator sheh urrejtjen për të pasurit dhe ekonominë e tregut duke imponuar një kthesë ekstreme të majtë në kufijtë e stalinizmit.
“Tragjedia e Partisë Laburiste nën lidershipin e Jeremy Corbyn paraqet një frymë hakmarrëse që nuk është parë që kur Stalini persekutoi kulakët”, theksoi Johnson. /os/ a.jor.















