Ballina Bota

TEHERAN – Rohani: Rifilluam pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani njoftoi sot një kufizim tjetër të angazhimeve të marra nga vendi i tij para komunitetit ndërkombëtar për sa i përket programit bërthamor iranian.

”Irani do të rifillojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit në uzinën e tij të Fordos, rreth 180 kilometra në jug të Teheranit, ngrirë që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian të arritur në Vjenë në vitin 2015”, deklaroi Rohani.

Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Rohani theksoi në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, se Irani ka stokuar në Fordo Fordo 1 044 centrifuga të gjeneratës së parë IR-1.

“Duke nisur nga nesër, ne do të fillojmë të injektojmë gaz në Fordo”, shtoi ai duke iu referuar procedurës së përdorur për prodhimin e uraniumit të pasuruar.

“Bëhet fjalë për etapën e katërt të planit për reduktimin e angazhimeve iraniane përsa i përket programit bërthamor filluar në maj në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së”, theksoi Rohani./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kroçera “Amera” me 752 turistë sot në portin e Durrësit
Artikulli tjetërKESH projekt-ide për instalimin e impiantit fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës