Ballina Bota

SARAJEVË – Gratë e Srebrenicës protestojnë kundër Nobelit për Handken

SARAJEVË, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Gratë e Srebrenicës kanë protestuar sot para ambasadës së Suedisë në Sarajevë kundër dhënies së çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, për shkak të qëndrimeve pro serbe gjatë luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Akademia suedeze njoftoi në tetor dhënien e këtij çmimi për veprën e Peter Handkes, i cilësuar si trashëgimtari i Gëtes, por qëndrimet pro serbe të të cilit gjatë konfliktit kanë ngjallur polemika të shumta.

Dhënia e çmimit Nobel do të zhvillohet më 10 dhjetor, ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobel.

Gratë e Srebrenicës, qytet i Bosnjës Lindore, që ka qenë skenë e masakrës më të rëndë të kryer gjatë luftës ndërkomunitare të Bosnjes (1992-95), theksuan se shpresonin që Akademia suedeze do të rishikonte vendimin e saj./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Meta vlerëson 4 ikona të sportit shqiptar
Artikulli tjetërHUNGARI – Huawei do të ndërtojnë rrjetin 5G për vendin