Ballina Ekonomi

Drejt përfundimit rikonstruksioni i segmentit Qafë Thorë – Theth

Tiranë, 5 Nëntor/ATSH/- Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vijon punën për rikonstruksionin e aksit rrugor Qafë Thorë – Theth, ndërtimi i të cilit pritet të zgjidhë problematikën e transportit, në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara malore.

Puna po vijon në gërmimin e zonës shkëmbore dhe zgjerimin e trasesë. Për shkak dhe të vështirësive të terrenit ku po kryhen punimet sipas FSHZH-së ka një përqendrim të lartë të makinerive në këtë periudhë.

Kjo ndërhyrje  u ofron përdoruesve të rrugës siguri më të lartë përkundrejt kushteve atmosferike, gjatë sezonit të dimrit.

Në një gjatësi investimi prej 16 km, projekti për aksin Qafë Thorë – Theth është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.

Synimi i të cilit është mbrojtja e mjedisit, nxitja e ekonomisë lokale, si dhe integrimi i mëtejshëm i kësaj zone në industrinë e turizmit.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrjeti 5G/ Balla apel parlamenteve të Europës Juglindore: Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë
Artikulli tjetërDyfishim i numrit të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas