Ballina Bota

UKRAINË – Shtyhet tërheqja e planifikuar e trupave të ushtrisë

KIEV, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase ka shtyrë tërheqjen e trupave ushtarake në pjesën e trazuar lindore të ish-republikës sovjetike, që do të fillonte sot.

Ushtria akuzoi separatistët prorusë në rajonin e Donetsk-it për mosrespektimin e armëpushimit.

Një kusht për tërheqjen, ishte një armëpushim shtatëditor i vendosur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), njoftoi ushtria në Facebook.

Sipas OSBE-së, armëpushimi u prish të mërkurën në qytetin Petrivske.

Krahas çmilitarizimit të zonave Stanytsia Luhanska dhe Zolote në rajonin e Luhansk, tërheqja nga Petrivske është e fundit nga parakushtet e vendosura, nëse do të zhvillohet një takim midis Zelensky-t dhe presidentit rus Vladimir Putin në nëntor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, janë ofruar të luajnë rolin e ndërmjetësit në bisedime, për t’i dhënë fund konfliktit që daton në vitin 2014. / /sara/  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e shiut/ Kryebashkiku Golemi: E kalueshme rruga pranë përroit të Pllashnjës në Gjirokastër
Artikulli tjetërProjektligji “Për rininë”, Hajdari: Nuk është i bazuar në asnjë platformë ndërkombëtare