TEKNOLOGJI – Apple prezanton tre modelet e reja 5G

NJU JORK, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2020 gjiganti teknologjik Apple do të hedhë në treg tre modele iPhone me rrjetin 5G në bord, sipas parashikimeve të kompanisë.

Tre modelet e reja iPhone do të kenë një dizajn krejtësisht të ri, me një sensor të gjurmëve të gishtërinjve të integruar në ekran.

Gjithashtu do të kenë një performancë të lartë të rrjetit dhe efikasitet më të mirë të energjisë falë çipit të modemit Qualcomm X55.

Vlerësimet e shitjeve parashikohen në 80 milionë iPhone 5G deri në fund të vitit 2020.

Apple konfirmon gjithashtu hedhjen në treg të një iPhone të lirë brenda muajve të parë të vitit 2020.

Me iPhone të azhurnuar Apple shpreson të tejkalojë prodhuesin e dytë të smartfonëve në botë, Huawei, tashmë më në epërsi me teknologjinë 5G. /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.