SOFT NEWS – 25 kuintalë çokollatë për Ferrarin e… Schumit!

MILANO, 4 nëntor /ATSH-ANSA/- Një super Ferrari njëvendëshe prej çokollate.

Dhe jo një veturë dosido, por modeli F2004, vetura me të cilën arriti numrin më të madh të fitoreve.

Është përkushtimi që i është bërë kampionit të botës Michael Schumacher për 50 vitet e tij.

Këtë mrekulli e krijoi skulptori Mirco Della Vecchia dhe për realizimin e saj u përdorën 25 kuintalë çokollatë.

Mjeshtri i çokollatës, mbajtësi i numrit më të madh të Guinness, është një emër i njohur tashmë për publikun.

Vitin e kaluar, ai krijoi çokollatën ”Monte Rushmor”e me fytyrat e këngëtarit Vasco Rossi, krijuesit të Ferrarit Enzo Ferrari si dhe të tenorit Luciano Pavarotti./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.