Ballina Bota

FOKUS – Hendek gjinor pagash në BE

BRUKSEL, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Duke filluar nga 4 nëntori, gratë në Bashkimin Europian, në mënyrë simbolike, nuk do të paguhen këtë vit për punën e kryer, nëse ju krahasoni pagat mesatare të tyre me ato të burrave, deklaroi dje Komisioni Europian.

E ashtuquajtura pagë e barabartë shërben për të theksuar faktin se gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.

Sipas të dhënave të fundit, gratë në BE fitojnë 16% më pak se burrat. Kjo shifër është 0,2  pikë përqindje më pak se viti i kaluar.

Presidentja e zgjedhur, Ursula von der Leyen, e cila do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së, është zotuar të paraqesë një legjislacion për transparencën e pagave, brenda 100 ditëve të para në detyrë.

Fillimisht Von der Leyen përpiloi një ekip të balancuar gjinor të zyrtarëve të lartë nga secili shtet anëtar, por tre nga kandidatët e saj u refuzuan nga Parlamenti Europian.

Tashmë duket e pamundur për Von der Leyen që të arrijë qëllimin e saj për barazi gjinore./ /sara/ /r.e/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysi: Bundestagu gjerman dhe kancelarja Merkel, mbështetje Shqipërisë në rrugën drejt BE
Artikulli tjetërFinalizohen 2 operacione antikanabis, 5 të ndaluar