Ballina Flash

Rita Ora protagoniste në filmin “Twist”

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Rita Ora ka marrë një tjetër rol në ekranin e madh. Shqiptarja me famë botërore është fotografuar gjatë xhirimeve të versionit modern të “Oliver”.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.

Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreu i bashkisë Bulqizë: Më shumë shërbime sociale dhe më shumë investime në komunitet
Artikulli tjetërStrehëzat për viktimat e trafikimit, Koski: Qeveria bëri gjënë e duhur