Ballina Ekonomi

Punime në rrjet/ Kufizime energjie në Gramsh dhe Shkodër

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për abonentët e Shkodrës dhe të Gramshit, do të stakohet energjia në disa zona.

Kjo ndërprerje e energjisë bëhet për shkak të punimeve të planifikuar në rrjet për të përmirësuar furnizim me energji elektrike për qytetarët.

Për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 110kV L110 – 8/6 Bushat 2 – Lezhë, në datën 31 tetor gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër: Bushat, Ashtë, Kosmaç, Melgushë, Ranxa, Mali Jushit.

Ndërkohë në datën 1 nëntor, për shkak të remontit në nënstacionin Gramsh, do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-14:00.

Pa energji do të mbeten këto zona: Lagjia “Xhile Lici”, lagjia “18 Gushti”, Lagjia “Holta”, Konvikti, Lagjia e Oficerave, Trashovicë, lagjia” Kocaj”, “Lagjia e Parkut”. /j.p/

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Nëse Brexit nuk realizohet, ekonomia britanike përfiton 13 miliardë euro fonde
Artikulli tjetërGJERMANI – Rritja e papunësisë përtej pritshmërive