Ballina Flash

Polonia, kontribut për bashkëpunimin rinor në Ballkanin Perëndimor  

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ -Polonia ka dhuruar 180,000 euro për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Marrëveshja e dhurimit u nënshkrua në Tiranë nga Sekretari i Përgjithshëm i RYCO, Đuro Blanuša dhe Wiesław Tarka, koordinatori i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznań dhe gjithashtu përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, ëbn të ditur zyra për shtyp e RYCO.

Dhurimi në vlerë prej 180,000 euro vjen pas pjesëmarrjes së suksesshme të RYCO në Samitin e Poznan në korrik të këtij viti, ku u theksua dhe u vlerësua përparimi i bërë nga RYCO si dhe rëndësia e misionit të RYCO për të mbështetur shkëmbimin rajonal të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Dhurimi synon të kontribuojë në kapacitetet e përgjithshme të RYCO në zbatimin e aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Aktivitetet do të kryhen nga RYCO në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të shumtë në nivelin rajonal dhe Palët Kontraktuese.

Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) është një organizatë ndërqeveritare e themeluar nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me qëllim promovimin e frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programet e shkëmbimit të të rinjve.

Marrëveshja për krijimin e RYCO u nënshkrua nga Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016.

/gj.mima//j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Ankaraja thërret ambasadorin amerikan për gjenocidin armen
Artikulli tjetërPD kërkesë KQZ-së: Zbatoni ligjin, shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun