STAMBOLL, 30 tetor /ATSH-AA/ – Ambasadori i SHBA-së në Ankara, David Satterfield është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me projektligjin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, ambasadori Satterfield është thirrur në MPJ të Turqisë për projektligjin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve i cili parashikon sanksione ndaj Turqisë lidhur me vendimin për ngjarjet e vitit 1915 që nuk kanë asnjë bazë historike dhe ligjore si dhe lidhur me operacionin “Burimi i Paqes”.
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ thuhet se kundështohet vendimi “gjenocidi armen” i pranuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, vendim ky i cili është marrë me motive të politikës së brendshme dhe i cili nuk ka asnjë bazë historike dhe ligjore.
“Dënohet me forcë pranimi i projektligjit nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë lidhur me operacionin ‘Burimi i Paqes'”, thuhet në deklaratën e MPJ turke./ /ec/ a.jor.