Ballina Ekonomi

Vijojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Dvoranit

Tiranë, 29 tetor/ATSH/- Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Dvoranit në bashkinë e Korçës janë realizuar në masën 41%.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili po kryen punimet bën të ditur se ka përfunduar betonimi i depos 200 m3 në Dvoran dhe depos në Kamenicë.

“Janë realizuar 41% e punimeve në këtë skemë, brenda standardit të kërkuar dhe me materiale të cilësisë së lartë. Deri më tani, janë shtruar afro 8.5 km linja tubacionesh ose 85% e totalit, si dhe 18 km rrjet shpërndarës, ose në total rreth 82% e rrjetit shpërndarës”, bën të ditur FSHZH.

Sipas FSHZH-së, ka përfunduar betonimi dhe vazhdon mbushja me gurë dhe izolimi i kaptazheve të Saliajt dhe Zgërfella. Si dhe vijon puna me betonimin e gropës septike. Gjithashtu ka filluar instalimi i lidhjeve të shtëpive, me rrjetin e furnizimit.

“Kjo ndërhyrje në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të furnizojë familjet e zonës me ujë të pijshëm pa ndërprerje dhe me cilësi, sipas udhëzimeve të BE-së” bën të ditur FSHZH.

/a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare/ Mbi 300 fermerë përfituan 446 mijë euro nga buxheti i shtetit
Artikulli tjetërFondet IPARD, mbështetje sipërmarrjes në fshat me përfitime për gjithë komunitetin