Ballina Bota

SOFT NEWS – ”No Brexit” edhe nga… hapësira?

LONDËR, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe dëshiron të qëndrojë në BE, ishte mesazhi mes një gjelbërimi toke në jugperëndim të vendit i shkruar mbi një arë të mbjellë.

Fotografia u publikua nga drejtori i Qendrës së Vëzhgimit të Tokës të Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA), Josef Aschbacher.

Sateliti ”Sentinel 2” i programit ”Kopernik” për Vëzhgimin e Terrenit, i menaxhuar nga ESA dhe Komisioni Europian, kapi këtë imazh më 22 tetor.

“Sateliti ynë ‘Sentinel 2’ ka parë një mesazh interesant të Brexit në një fushë të Britanisë së Madhe (në veri të Swidon) në 22 tetor. Spektakolare!”, shtoi  Aschbacher. /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRezoluta, Balla: Mbron demokracinë shqiptare nga çdo lloj ndërhyrje politike e huaj
Artikulli tjetërSHBA – Vrasja e al-Bagdadit favorizon rizgjedhjen e Trump