Ballina Flash

Karta e Studentit, nis shpërndarja edhe në Universitetin e Elbasanit

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – Për studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ka nisur sot shpërndarja e Kartës së Studentit, një premtim i mbajtur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe i realizuar falë bashkëpunimit me Postën Shqiptare.

E pranishme në procesin e shpërndarjes së kartave të para ishte ministrja Besa Shahini, e cila nënvizoi rëndësinë që ka karta e studentit, si një kërkesë e hershme tashmë e plotësuar.

“Shërbime të shumta si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar, me çmime të reduktuara, që lehtësojnë jo vetëm jetën e studentit por edhe barrën financiare të familjes së tij”, tha ajo duke theksuar faktin se shërbimet me çmime të reduktuara do të përditësohen gradualisht falë edhe bashkëpunimeve që do të realizohen në këtë kuadër. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZguri takon drejtorin rajonal të NDI, Robert Benjamin
Artikulli tjetërForbes: BE më e qartë me Ballkanin Perëndimor nëse kërkon të zgjerohet