Ballina Bota

SHKUP – ”Karnavalet e Korçës” shfaqja më e mirë e Skupifestival

SHKUP, 28 tetor /ATSH-MIA/ –  FNT Skupifestival mbylli dje edicionin e trembëdhjetë me shfaqjen e fundit nga programi i përzgjedhur për këtë edicion “Gra para sulmit nervor” nga  teatri i Komedisë së Shkupit.

Juria e Festivalit Ndërkombëtar Skupifestival pas vlerësimit të të gjitha shfaqjeve, shpalli “Karnavalet e Korçës” nga autori Spiro Çomora, me regji të Altin Bashës dhe me produksion të Teatrit kombëtar të Kosovës nga Prishtina si shfaqjen më të mirë të edicionit të trembëdhjetë të FNT Skupifestivalit.

“Karnavalet e Korçës” vjen si realizim që vë në pah ridimensionimin konceptual regjisorial, ne të cilin dramaturgjia realiste tingëllon e freskët, duke vendosur në një frymë të re realitetin e zvetënuar përmes harresës.

Në edicionin e sivjetshëm të Skupifestivalit 2019 morën pjesë shfaqje nga teatro të ndryshëm si nga teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Karnavalet e Korçës”, teatri Vazrazhdanie nga Sofja me shfaqjen “Xhaxha Vanja” , nga qyteti Perm i Rusisë, teatri ”U Mosta” me shfaqjen “Perëndimi i vetmuar” , studio teatër ”Poket” nga Lubjana  me shfaqjen “Grate e Ibsenit”, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiri dhe Klodell”, teatri ”Metropol” nga Tirana me shfaqjen “Natën Ma” dhe teatri i Komedisë nga Shkupi me shfaqjen “Gra para sulmit nervor”./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Salvini fiton rajonalet në Umbria
Artikulli tjetërFurnizim me ujë pa ndërprerje për 350 familje të njësisë Zall-Bastar