ITALI – Salvini fiton rajonalet në Umbria

ROMË, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Një aleancë e të djathtës, drejtuar nga Matteo Salvini fitoi dje zgjedhjet rajonale në Umbria duke zhvendosur të majtën, që e kishte bastionin e saj historik dhe duke shkaktuar një pengesë serioze për koalicionin në pushtet në Itali.

Avokatja, Donatella Tesei, kandidate e Legës (ekstremi i djathtë) së Salvinit, mbështetur gjithashtu nga neofashistët e Vëllezërve të Italisë dhe Forza Italia (qendra e djathtë) e Berlusconit, fitoi një shumicë dërrmuese prej 57,55%.

Edhe pse Umbria numëron vetëm rreth 900 000 banorë, bëhet fjalë për një test për aleancën PD-M5S në pushtet që prej të paktën dy muaj. Një qeveri e majtë dhe pro-europiane ka zëvendësuar koalicionin populist mes Legës L5Y që ka qeverisur Italinë nga qershori 2018 deri në gusht 2019.

Matteo Salvini, i kthyer nga Peruxhia, i cili festoi fitoren përkrah Teseit, përshëndeti këtë rezultat të jashtëzakonshëm.

Ai përshëndeti banorët e Umbrias që kanë zgjedhur lirinë në emër të 60 milionë italianëve.

“Ditët tuaja janë të numëruara”, theksoi Salvini duke iu drejtuar kryeministrit Giuseppe Conte, kreut i L5Y, Luigi di Maios dhe aleatit të tij, Nicola Zingaretti, kreu i PD-së./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.