Ballina Bota

GJERMANI – “Porsche” prezanton shitjen e makinave nëpërmjet internetit

STUTTGART, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve sportive “Porsche”, filloi shitjen e automjeteve në internet, që më parë bliheshin vetëm drejtpërsëdrejti nga shitësi, deklaroi një zëdhënëse e “Porsche”.

“Të gjitha 88 kompanitë e ‘Porsche’ në Gjermani po bashkëpunojnë me sistemin e ri”, shtoi ajo. Oferta në internet përfshin të gjitha automjetet e kësaj marke.

“Është një reagim ndaj nevojave të klientëve, të cilët janë në shtëpi në botën dixhitale”, deklaroi për gazetën gjermane, “Automobilwoche”, kryetari i organizatës së shitjeve të Porsche-it në Gjermani, Alexander Pollich.

Pollich theksoi se deri në vitin 2025, rreth 10% e shitjeve të Porsche-it në Gjermani pritet të bëhen në internet. Një zëdhënëse deklaroi se nuk ka ndonjë parashikim të shitjeve në internet për këtë vit. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri e Hajdari takim me reporterët e KiE-së për reformën zgjedhore: Proces gjithëpërfshirëse pa cenuar rrugën institucionale
Artikulli tjetërÇelja e negociatave/ Shalsi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan të gjitha angazhimet e marra