Gjiknuri e Hajdari takim me reporterët e KiE-së për reformën zgjedhore: Proces gjithëpërfshirëse pa cenuar rrugën institucionale

TIRANE, 28 tetor/ATSH/- Bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me deputeten e opozitës Rudina Hajdarin zhvilluan sot një takim me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein.

Gjatë këtij takimi, Gjiknuri bën të ditur se në fokus ishte ecuria e punës së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Gjiknuri ka theksuar angazhimin për kryerjen e këtij procesi në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, por pa cenuar standardet dhe rrugën institucionale.

“Bashkë me kolegen e opozitës Rudina Hajdari zhvilluam një takim me raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein. I informuam ata për ecurinë e deritanishme të punës në kuadër të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të angazhuar maksimalisht për kryerjen e këtij procesi në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse por pa cenuar standardet dhe rrugën institucionale”, u shpreh Gjiknuri./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.