FISHË TEKNIKE – Rënia e Murit të Berlinit në muzikë

BERLIN, 27 tetor /ATSH-AFP/- Nga David Bowie në violonçelin e Rostropoviçit, rënia e Murit të Berlinit dhe revolucioni paqësor që e shoqëroi është i lidhur me këngë e shfaqje muzikore, të kaluara brez pas brezi.

Ja “playlist” e 30-vjetorit të rënies së atij rrethimi, që simbolizonte Perden e Hekurt të Europës.

“Wind of change” (Era e ndryshimeve), Scorpions. Balada romantike rock dhe fishkëllima e saj mitike e hapjes u bë simboli muzikor i fundit të Perdes së Hekurt.

“Looking for freedom” (Në kërkim të lirisë), David Hasselhoff. Aktori me origjinë gjermane e riinterpretoi këtë këngë të harruar disa muaj para rënies së Murit.

Bowie dhe Springsteen, heronjtë e Lindjes. Më 6 qershor 1987, David Bowie performon para Murit. Interpretuesit ishin kthyer me drejtim nga Lindja, ku berlinezët po përballeshin me policinë, për të dëgjuar atë muzikë “dekadente” dhe të ndaluar.

Ky koncert u bë një nga pikënisjet e protestave popullore në RDGJ. Një vit më vonë, 300 000 berlinezët lindore këndojnë në kor “Born in USA” të Springsteen.

Rostropovië luan Bach-un.  “Kam ardhur të luaj këtu që të kujtojmë të gjithë ata të cilët kanë vdekur për shkak të Murit”, tha ai. Recitali i improvizuar pranë murit të shkarravitur u transmetua drejtpërsëdrejti nga shumë televizione dhe tronditi mbarë botën.

“The Wall” (Muri), Pink Floyd. Pavarësisht titullit të saj, kënga e famshme e Pink Floyd e vitit 1979 nuk frymëzohet nga Muri i Berlinit, por u kthye në simbol falë një koncerti të organizuar mbi rrënojat e ish-“vendit të askujt” para 350 000 pjesëmarrësish.

“Sonderzug nach Pankow” (Tren i veçantë për në Pankov), Udo Linderberg. Rokeri gjerman, i ndaluar nga autoritetet e RDGJ-së për të performuar në vend, sulmonte me këtë titull provokues ish-sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm Honencker, një drejtues i rreptë e hipokrit, i cili dëgjonte fshehurazi radion e perëndimit./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.