Ballina Ekonomi

Lufta kundër informalitetit do të fokusohet edhe tek pagat

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Lufta kundër informalitetit do të fokusohet edhe tek pagat.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj e ftuar në një studio televizive bëri të ditur se janë identifikuar 7200 kompani që deklarojnë paga më të ulëta sesa në realitet paguajnë punonjësit e tyre.

Në total, janë 13400 individë të identifikuar si të nënpaguar në bazë të profesioneve të tyre.

“Ka inxhinierë dhe ekonomistë që ne supozojmë se paguhen më pak sesa deklarimet e tyre. Janë njoftuar me letra dhe ne do të shkojmë ti kontrollojmë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, në mënyrë që kjo dukuri shqetësuese jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave e uljen e informalitetit, por edhe për të ardhmen e vet individëve të zhduket”, tha Ibrahimaj.

Sa i takon kontrolleve për deklarimin e punonjësve, drejtoresha e Tatimeve shpjegoi se si po zhvillohen inspektimet.

“Do të verifikohen të gjithë subjektet të cilët janë pa të punësuar dhe me 1-10 persona të punësuar. Kjo nuk do të thotë se në vitin që vjen punësimet nuk do të kontrollohen edhe te subjektet e tjera”.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ I jepet fund problematikës së hershme në Labinot Mal, përfitojnë mbi 300 banorë
Artikulli tjetër138 mijë doza vaksinash gripi falas për kategoritë më të rrezikuara