Ballina Bota

SHBA – Indigjenët përurojnë hotelin ”kitarë”

HOLLIVUD, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Me formën e tij madhështore si kitarë elektrike, hoteli dhe kazinoja e re “Hard Rock” është sfida e fundit e fisit indigjen Seminole.

Ky projekt prej 1,5 miliardë dollarësh rreth 30 kilometra në veri të Majemit, i përuruar të enjten, premton t’i japë vendit hijen e Las Vegasit.

Fasada me xhama kaltëroshe ka 1 200 dhoma hoteli, 7 000 vende për kazino dhe më shumë se 3 000 automatë dhe tryeza lojërash.

Komuniteti i amerikanëve indigjenë është shumë i pranishëm në industrinë e lojërave të fatit në SHBA, pasi ka marrë, përmes një serë vendimesh gjyqësore, të drejtën për të ndërtuar kazinotë e tij në vend./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Huawei rrit ndjeshëm shitjet
Artikulli tjetërGjonaj: Fytyra e re që po merr sot drejtësia shqiptare, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare