Ballina Bota

KINË – Huawei rrit ndjeshëm shitjet

PEKIN, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti teknologjik Huawei në vitin 2019 ka raportuar më shumë shitje të telefonave inteligjentë sesa vitin e kaluar, pavarësisht vendimit të SHBA-së për të penguar kompaninë të blejë produkte dhe shërbime amerikane, siç është softueri i Google.

Që nga fillimi i vitit kompania ka shitur 200 milionë smatfonë.

”Modeli ‘Mate X’ do të dalë në shitje në dyqanet kineze duke filluar nga 15 nëntori”, theksoi He Gang, përgjegjës i linjës së prodhimit.

Do të kushtojë 17 mijë juanë, e barabartë me rreth 2 160 euro.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ardhjen e këtyre modeleve  në dyqanet perëndimore./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – CDC: Numri i viktimave nga cigaret elektronike në rritje
Artikulli tjetërSHBA – Indigjenët përurojnë hotelin ”kitarë”