Ballina Flash

Prefektët vlerësojnë investimet e kryera për transformimin e Elbasanit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ I kthyer tashmë në traditë, “Një muaj, një bashki”, prefektët e Shqipërisë kanë vizituar qytetin e Elbasanit, ku mikpritës ka qenë kryetari i bashkisë  Gledian Llatja.

Pasi ka bërë një përmbledhje të investimeve të kryera në bashkinë e Elbasanit, Llatja shprehu ambiciet e tij, në drejtim të zhvillimit të turizmit.

Në vizitën e tyre në Elbasan prefektët do të ndalen te Muzeu Etnografik, kalaja e Elbasanit dhe kisha e Shelcanit. Ata vlerësuan ndryshimet e mëdha që ka pësuar Elbasani ndër vite, ndërsa kanë shprehur interes në lidhje me investimet dhe projektet që bashkia e Elbasanit ka për të vijuar më tej me ndryshimet e mëdha.

Duke u njohur me stadiumin e parë në vend të standardeve europiane si “Elbasan Arena” prefektët kishin interes rreth ecurisë së klubit të futbollit. Në vlerësimin e tyre për Elbasanin ishte më së shumti një nga zonat me potencial të madh në Elbasan, llixhat me ujërat termale të jashtëzakonshme në Tregan. /m.s/z.t/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Forca ushtarake shtesë në rafineritë siriane të naftës
Artikulli tjetërPIKTURË – Del në ankand vepra e rrallë e Cimabue-s