TIRANË, 25 tetor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
KPK ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, 28 tetor, ora 12:00 për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Muçmata.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese, që përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Alma Faskaj,
Subjekti i rivlerësimit Hajrie Muçmata, do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe kriterin profesional. /r.e/























