GJERMANI – Rënie e ndjeshme e indeksit të besimit

NUREMBERG, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Rënia e ekonomisë po brengos konsumatorët në Gjermani, ku Instituti i Kërkimit të Tregut, GfK parashikon se indeksi i besimit të konsumatorit do të arrijë nivelin më të ulët në tre vjet.

Indeksi pritet të bjerë në 9,6 pikë, nga 9,8 që ishte në tetor.

“Optimizmi po venitet”, deklaroi eksperti i konsumatorit të GfK, Rolf Buerkl, duke fajësuar rënien ekonomike globale, konfliktet tregtare dhe kaosin e qëndrueshëm të Brexit-it dhe shkurtimet e vendeve të punës në industrinë e automobilave dhe në tregjet financiare.

“Konsumi privat do të mbetet një shtyllë e rëndësishme për ekonominë gjermane këtë vit, duke supozuar se krizat aktuale nuk përkeqësohen dhe politika dhe ekonomia mundin frikën e humbjes së vendeve të punës”, theksoi Buerkl.

”Sipas konsumatorëve, rreziku që Gjermania të hyjë në recesion është rritur përsëri”, deklaroi GfK.  / /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.