Ballina Bota

IRAK – Vazhdojnë manifestimet kundër qeverisë 

BAGDAD, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Protestat antiqeveritare rifilluan sot në Irak, ku vazhdojnë thirrjet edhe për manifestime të tjera nesër, theksuan gazetarët.

Në sheshin emblematik “Tahrir” të Bagdadit, disa qindra manifestues thërrisnin “Të gjithë hajdutë” duke iu drejtuar klasës politike, ndërkohë që në Nassiriya, 300 kilometra më në jug, ata bënin thirrje për rrëzimin e regjimit.

Në Bagdad, manifestuesit me flamujt irakianë në duar thërrisnin “Bagdadi i lirë, Irani jashtë”.

Irani është një prej fuqive më aktive në Irak, së bashku me SHBA-në, armiku i tij i betuar.

Për ekspertët, protesta e tetorit, më e përgjakshmja që ka njohur Iraku që prej rrëzimit të diktatorit, Saddam Hussein në vitin 2003, ka dobësuar vendin duke e bërë atë një pre më të lehtë të lojrave të influencës së dy aleatëve./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE nuk i qëndroi angazhimeve të veta, asnjë vend nuk ka bërë sa Shqipëria para hapjes së negociatave
Artikulli tjetërNegociatat/ Gjermania, e angazhuar për të rakorduar lëvizjet e radhës me vendet vendimmarrëse