Ballina Ekonomi

INSTAT: Importet e mallrave u rritën me 2%

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Importet e mallrave gjatë muajit shtator arritën vlerën e 52 miliardë lekëve, duke u rritur me 2%, në krahasim me një vit më parë dhe me 0,7%, në krahasim me gushtin e këtij viti 2019.

Rritja vjetore e importeve prej 2%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “produkte kimike dhe plastike” me 1,6%, “ushqime, pije, duhan” me 0,7%, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0,5%.

Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “materiale ndërtimi dhe metale, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,6%, si dhe grupi “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,3 %.

/a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHelmimi i nxënësve në Shupenzë, ISSH: Mbyllet klasa deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e saj
Artikulli tjetërSTRASBURG – Parlamenti europian dënon ndërhyrjen turke në Siri