TIRANË, 23 tetor/ATSH/- Në Shkodër ka nisur shpërndarjen e lëndës drusore për ngrohjen e shkollave në gjithë territorin.
Shpërndarja ka vazhduar në njësinë administrative Rrethina dhe konkretisht në shkollën në Shtoj të Ri, shkollën në Shtoj i Vjetër dhe shkollën “Ismet Sali Bruçaj” në Guci e Re.
Bashkia e Shkodrës bën të ditur se shpërndarja e lëndës drusore do të vazhdojë sipas një plani të mirëpërcaktuar.
Ngrohja në shkollat e Shkodrës realizohet përmes sistemit qendror të kaldajave dhe druve të zjarrit ndërsa është zvogëluar përdorimi i gazit.
Synimi i bashkisë është eliminimi i plotë i ngrohjes me gaz të lëngshëm përmes shtimit të ngrohjes me sistem qendror kaldaje aty ku është e mundur dhe me dru zjarri./k.s/ /a.g/























