MOSKË, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Turqia dhe Rusia ranë dakord që së bashku të kontrollojnë një pjesë të Sirisë Verilindore, pranë kufirit turk, pas tërheqjes së militantëve kurdë sirianë nga ajo zonë.
Turqia ka dënuar Njësitë e Mbrojtjes Popullore të Sirisë Kurde (YPG) si një organizatë terroriste dhe nisi një ofensivë në territorin e tyre në fillim të këtij muaji, pasi trupat amerikane që më parë mbronin kurdët u tërhoqën papritmas.
Marrëveshja u njoftua pas rreth gjashtë orësh bisedimesh mes presidentit turk Recep Tajip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në qytetin turistik rus të Soçit.
Erdogan e përshkroi atë si një marrëveshje “historike” që do të “fillonte një periudhë të re” për rivendosjen e paqes në Siri./ /os/ a.jor.






















