Nata e dytë e Champions, spikat sfida Inter – Dortmund

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Nata e dytë e Champions League, e vlefshme për raundin e tretë në grupe rezervon 8 ndeshje të tjera për sportdashësit në gjithë globin.

Përballja më e spikatur është ajo mes Interit dhe Borusias së Dortmundit, përballje në të cilën skuadrës nga Milano nuk i lejohet të gabojë nëse dëshiron të kualifikohet në fazën tjetër të evenimentit më të madh futbollistik në planet.

Zikaltërit pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm një pikë dhe ndaj gjermanëve synohet vetëm fitorja përballë më shumë se 70 000 tifozëve në San Siro.

Për këtë sfidë Interi nuk do të ketë në dispozicion Stefano Sensi-n dhe Alexis Sanchez, ndërsa te Dortmund mungon kapiteni Reus, Paco Alcaser dhe Schmelzer. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Slavia Praga-s dhe Barcelonës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.