Siguria/ Lleshaj nga Tepelena: Bashkëpunimi me qytetarët i domosdoshëm

TIRANË, 23 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takimi me gjimnazist të Tepelenës, nga ku ka deklaruar se komunikimi dhe thellimi i bashkëpunimit me qytetarët është i domosdoshëm në procesin e rritjes së sigurisë.

Ministri Lleshaj, gjatë takimit të zhvilluar sot në Tepelenë, ka nënvizuar dhe angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit, për të thelluar bashkëpunimin me të rinjtë, nxënësit dhe studentët në funksion të përfshirjes së tyre në ndërtimin e sigurisë së përbashkët

“Në gjimnazin e Tepelenës për të parë edhe një herë se sa e domosdoshme është nevoja e komunikimit me qytetarët në tërësi dhe me të rinjtë në veçanti. Maturantët e Tepelenës janë plot kurajo dhe ambicie pozitive”-, bënë të ditur Lleshaj.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë shumë të angazhuara për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin me të rinjtë, nxënësit dhe studentët në funksion të përfshirjes së tyre në ndërtimin e sigurisë së përbashkët, por edhe për përtëritjen e policisë me prurje nga radhët e tyre”-, përfundon ministri Lleshaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.